
Kylian Mbappe është në fund të kontratës së tij me PSG dhe e ardhmja e tij është ende e paqartë. Sulmuesi francez prej kohësh është lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madrid.
Megjithatë klubi parisien, ka gati një ofertë marramendëse, për të bindur Mbappe që të rinovojë kontratën.
Sipas “The Independent”, PSG ka gati një ofertë prej afro 600 mijë eurosh në javë, për ta bërë lojtarin më të paguar në botë, në mënyrë që ai të pranojë rinovimin. Një lëvizje e francezëve, që nuk duan ta humbasin një nga yjet e ekipit.



