
Greqia ka regjistruar 942 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve që prej fillimit të pandemisë në 137.918 të infektuar.
Në 24 orë, në vendin fqinj janë regjistuar gjithashtu 58 viktima si pasojë e infektimit me Covid, shifër e cila e çon numrin e të vdekjeve në total në 4788.
Mosha mesatare e jetëve të humbura është 79-vjeç prej të cilëve 95.5% kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese ose i përkasin grupmoshës 70 vjeç e lart.



