Studiot kinematografike mund të hidhen në gjyq për trailerat mashtrues

Studiot kinematografike mund të hidhen në gjyq për trailerat mashtrues

Një incident i dy fansave të pakënaqur të Ana de Armas, është kthyer tashmë në një fitore të madhe për Gjykatën Federale, duke u kthyer gjithashtu në një rast paprecedent për studiot kinematografike në vazhdim.

Janarin e shkuar 2 persona paguan 3.99 dollarë secili për të marrë me qira në Amazon prime filmin “Yesterday” të vitit 2019.

Këta individë pretendojnë se morën me qira këtë film pasi një nga aktoret e tyre të preferuara Ana de Armas shfaqej në trailerin e filmit. Por personazhi i de Armas, fillimisht e ideuar si një personazh dytësor ne film, ishte e prerë nga editimi final i filmit.

“Universal” ka kërkuar të rrëzonte padinë, duke pretenduar se paraqitjet e shkurtra (trailers) janë 'fjalë jo komerciale' dhe mbrohen sipas Amendamentit të Parë.

Në vendimin e tij, gjykatësi i qarkut të SHBA Stephen V. Wilson lejoi që çështja të vazhdonte, duke thënë në vendimin e tij se trailerat janë fjalë komerciale dhe kështu i përmbahen ligjit të Kalifornisë për reklamat e rreme dhe ligjit të konkurrencës së pandershme.

"Universal" është i saktë që trailerat përfshijnë njëfarë kreativiteti dhe diskrecioni editorial, por ky kreativitet nuk e tejkalon natyrën komerciale të një traileri. Në thelb, një trailer është një reklamë e krijuar për të shitur një film duke u ofruar konsumatorëve një pamje paraprake të filmit " , shkroi gjykatësi Wilson.

Një avokat i “Universal” argumentoi se sipas arsyetimit të paditësve, një traileri do t’i hiqej mbrojtja e plotë e Amendamentit të Parë dhe do t'i nënshtrohej një procesi gjyqësor të rëndë sa herë që një shikues pretendonte se ishte i zhgënjyer nga numri i aktorëve dhe skenave të pashfaqura në film të cilat janë ilustruar në trailer. Po ashtu nëse filmi përshtatet në llojin e zhanrit që njerëzit pretendonin të prisnin.

“Gjykata është e kufizuar në faktin nëse një aktore apo skenë është në film, dhe asgjë tjetër”, thuhej në vendim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy