Noka nuk rezulton në grupin e PD, bllokon foltoren: Nikolla: Ju ka përjashtuar grupi juaj

Noka nuk rezulton në grupin e PD, bllokon foltoren: Nikolla: Ju ka përjashtuar grupi juaj

Momente tensioni janë shënuar pasditen e sotme në Kuvend, në seancën parlamentare pasi deputeti Flamur Noka nuk rezulton në grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Nioka ka deklaruar se do të padisë në Gjykatën Kushtetuese kryeparlamentaren Lindita Nikolla, duke bllokuar më tej foltoren dhe duke kërkuar që t’i tregojë nenin ku është bazuar largimi nga grupi.

Më nxirr dokumentin që kam kërkuar të largohem nga grupi i Partisë Demokratike, ose  vendimin e Parlamentit. E keni kthyer në mejhane jo në parlament.

Gjithçka pasi deputetët e renditur krah Sali Berishës janë regjistruar si diskutues jashtë grupeve parlamentare dhe jo të Partisë Demokratike.

Lidhur me këtë vendim Noka shigjetoi Enkelejd Alibeajn dhe tha se Nikolla ka marrë urdhër prej tij.

Por kryeparlamentarja shtoi se nuk është detyra e saj të njoh rregulloren e brendshme të Partisë Demokratike.

Është detyra juaj të njihni rregulloren e grupit tuaj paralamentar që iu ka përjashtuar.

Ju gjatë një viti keni vepruar në të njëjtën status quo. Vendimin e grupit të PD e keni në dispozicion.

Nikolla paralajmëroi më tej deputetin Flamur Noka për pezullim dhe largim nga seanca, për shkak të mbajtjes bllokuar të foltores.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy