
Kancelarja gjermane Angela Merkel ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoni, e cila vjen në një moment kritik për shtetin fqinj, pasi më 30 shtator votohet në referendum e marrëveshjes me Greqinë.
Në fillim të fjalimit, kancelarja tha se ndihet e gëzuar që ndodhet në Shkup, dhe në një ditë të veçantë, pasi vendi fqinj po feston edhe ditën e pavarësisë dhe shfrytëzi rastin për të thënë se kemi 25 vite marrëdhënie diplomatike mes dyja vendeve.
Por Merkel u bëri thirrje qytetarëve maqedonas që të mos rrinë në shtëpi por të marrin pjesë në referendum, duke thekuar se kjo varet anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO.
“Duam të kemi marrëdhënie më të ngushta mes vendeve. Qeveria federale dhe unë jemi të vendosur të thellojmë marrëdhëniet tona. Referendumi do të hapë dyert për vendin tuaj që t'ë hyjë në BE dhe NATO. Duhet shumë punë, por një parakusht është që referendumi të jetë i suksesshëm. 30 shtatori është mundësi historike dhe ju nuk duhet të qëndroni në shtëpi. Shfrytëzoni mundësinë demokratike për të treguar çfarë mendoni' tha Merkel në konferencën e përbashkët me kryeministrin maqedonas Zaev”,-tha Merkel në konferencën e përbashkët me kreyministrin Zoran Zaev në qeverinë e Maqedonisë.
Rëndësia e suksesit të referendumit do të dominojë axhendën e bisedimeve mes kancelares gjermane me drejtuesit e institucioneve në Shkup.
Merkel tha se nuk do të takohet me presidentin Ivanov, por tha se do të ketë një takim të shkurtër me kreun e opozitës, ku do t’ja përcjell të njëjtat mesazhe që i drejtoi kryeministrit Zaev.
Merkel është kancelarja e parë gjermane që viziton Maqedoninë, pas vizitës së shkurtër të kancelarit Gerhard Shreder në vitin 1999 për shkak të krizës në Kosovë.
Ky nuk është takimi i parë i Merkel me Zaev.
Në shkurt, kryeministri maqedonas u prit në Berlin nga Merkel, e cila inkurajoi dy palët, maqedonase dhe greke që të gjejnë kompromis për emrin.
Zaev dhe Merkel janë takuar edhe në kuadër të samitit të NATO-së kur edhe Aleanca i dha ftesën për anëtarësim në NATO.



