
Deputetë të Parlamentit Europian i janë drejtuar Komisionit Europian me një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, që po zhvillohet brenda Zonës së Mbrojtur Pishë Poro-Nartë, e njohur për vlerat e saj të jashtëzakonshme natyrore dhe biodiversitetin e pasur.
Drejtuesi i organizatës PPNEA, Aleksandër Trajçe tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se aeroporti i Vlorës do të përbëjë një çështje kyçe për negociatat që do të zhvillohen për kapitullin për mbrojtjen e mjedisit.
Punimet vijojnë dhe ato që kanë ndodhur kanë sjellë dëme të konsiderueshme në mjedis. Këto dëme i kemi evidentuar, i kemi çuar në instancat përkatëse, kemi njoftuar delegacione e BE-së në Shqipëri, kemi njoftuar europarlamentarë që kanë qenë të shqetësuar lidhur me këtë çështje, gjithashtu dhe misioni i vlerësimit në terren që ka ardhur nga Konventa e Bernës parvjet, në fund të 2023 i ka evidentuar dëmet që në fazat e hershme të punimit. Të mos harrojmë që aeroporti po ndërtohen në afërsi të një zone të mbrojtur me vlera nga më të lartat të biodiversitetit në vend.
Nuk kemi dëgjuar argumentim zyrtar. Nëse i referohemi dokumenteve mbështetëse që i japin dritën jeshile ndërtimit të aeroportit në këtë lokacion, këto dokumente janë dy, janë dy studimi i fizibilitetit dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis. Këto dokuemte nëse shqyrtohen nga çdo ekspert i biodiversitetit, biolog, ekolog do të vërë ve re të meta të mëdha në raport me mënyrën si është vlerësuara i lokacion.
Lokacioni ndodhet mes dy lagunave më të mëdha që ka vend. Mes lagunës së Karavastës në veri dhe lagunës së Nartës në jug. Është shumë pranë lagunës së Nartës. Pjesa e jashtme e perimetrit të aeroportit është vetëm 50 m larg kripore që është pjesë e lagunës së Nartës dhe jo më larg se 800 metra nga lumi i Vjosës që së fundmi është shpallur dhe park kombëtar. Kundrejtimi që ka pista është kundrejtim që pret rrugën e lëvizjes së shpendëve mes dy lagunave.
Është pyetja e dytë që një europarlamentar i drejton komision tilidhur me çështjen e aeroporti të Vlorës, më herët ka ndodhur në vitin 2022. Është pothuajse në të njëjtën linj që të gjithë progresraportet për Shqipërinë kanë qenë që në 2018.
BE e sheh me shumë vëmendje këtë çështje pasi në gjykimin e parimeve dhe legjislacionit europian është e qartë që ndërtimi i aeroportit në atë zonë është shkelje flagrante e vlerave europiane Kundërshton Konventën e Bernës, kundërshton direktivën e habitateve që do të jetë dhe është legjislacioni i BE sa i përket ruajtjes së habitateve natyrore.
Tregon rëndësinë që ata i japin kësaj çështjeje që paradoksalisht është shumë më e madhe sesa ajo që ndijemë në publik këtu te ne.
Në gjykimin tonë do të përbëjë një çështje kyçe për negociatat që do të zhvillohen për këtë kapitull.



