Zjarri depërton në Parkun Kombëtar të Prespës

Zjarri depërton në Parkun Kombëtar të Prespës

Paraditen e sotme vatrat e zjarrit kanë depërtuar brenda Parkut Kombëtar të Prespës, me gjithë përpjekjet e forcave të shumta për të mos lejuar një gjë të tillë. Raportohet për ndërhyrje nga ajri dhe luftë me mjete rrethanore të punonjësve të shërbimit zjarrfikës, ushtrisë, zonave të mbrojtura dhe bashkisë Pustec.

Tejet e vështirë ka qenë situata edhe për shkak të mungesës së rrugëve duke mos lejuar mjetet e shërbimit zjarrfikës aty ku vatrat e zjarrit kanë qenë më të shumta, si dhe mungesës së burimeve ujore në këto zona.

Ditën e sotme për shkak të angazhimeve të mëdha në anën maqedonase dy helikopterët e vendit fqinj nuk janë parë në zonën me vatra të shumta zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës.

Vlen të theksohet se zjarri ditën e sotme ka marrë përmasa shumë të mëdha, duke krijuar vatra të reja e duke e rrezikuar në maksimum pyllëzimin qindra vjeçar në zonën e Goricës së Madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy