Xhaferri: Cenimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë vjen drejtpërdrejtë nga zyra e Kryeministrit (VIDEO)

Xhaferri: Cenimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë vjen drejtpërdrejtë nga zyra e Kryeministrit (VIDEO)

Deputeti demokrat Besard Xhaferri, për deklaratat e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në Komisionin e Ekonomisë, se Bankës Qendrore i është prekur pavarësia, thotë se pavarësia e institucioneve të pavarura është prekur.

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se nga ky cenim nuk bën përjashtim as Banka e Shqipërisë, pasi synimi është që pushteti të centralizohet. 

Sipas tij, cenimi i pavarësisë vjen drejtpërdrejtë nga zyra e Kryeministrit dhe se kreu i qeverisë po bëhet si agjent real estate për pronat e trafikantëve të drogës.

Bankës së Shqipërisë i është cenuar pavarësia, prej depërtimit të parave të drogës për tu investuar më vonë në industrinë e ndërtimit, për investitorë strategjikë. 

Simptoma që doli e para ishte zhvlerësimi i euros dhe forcimi i lekut pa analizë financiare që mund ta mbështeste, kur Banka e Shqipërisë blen 930 milionë euro valutë, është një cenim se je de fakto dhe jemi brenda një krize. 

Ishte një pafuqi totale e një banke qendrore për të stabilizuar krizën që mund të sjellë stabilizimi i valutës. Brenda dy vitesh euro humbi 36% vlerë. 

Të mos harrojmë se në Shqipëri shumica e depozitave ishin në valuta, transaksionet bëheshin në euro. Çmimi i apartamenteve, hidrosanitarevee, qirave, makinave çdo gjë bëhej në euro. 

Një nga synimi i Bankës së Shqipërisë është të ndalojë transaksionet në valutë të huaj dhe këtë nuk e ka bërë. Cenimi i pavarësisë vjen drejtpërdrejtë nga zyra e Kryeministrit. 

Kjo vërtetohet duke parë raportin e Bankës së Shqipërisë, ku vitet e fundit është hequr raporti për bankat e nivelit të dytë për pastrimin e parave. 

Pastrimin e parave nuk e ndalon Banka e Shqipërisë, por Banka e Shqipërisë ngre alarmin se është drejtoria e pastrimit të parave që duhet të veprojë me një hartë se ku ndodh kjo gjë.

Kryeministri po bëhet si agjent real estate për pronat e trafikantëve të drogës. Të gjithë drejtorët e institucioneve të pavarura duhet të hetohen. 

Një guvernator i zgjedhur dhe i pavarur nuk pyet më se kush është linjë e një projekti qeveritar për të fuqizuar ekonominë në mënyrë të errët. 

Nuk do shpëtonte as zoti Sejko nga agresiviteti dhe sulmi i Edi Ramës, për më tepër që agresiviteti buron nga kartonat e mazhorancës. Tregu i real estate jo është pranë flluskës, por ka plasur flluska. 

Në raportim tha që jo vetëm që nuk jemi flluskë, por flluska është shumë larg dhe nuk ka asnjë problemë me real estate. Vetëm ditët e fundit u dhanë 270 mijë metër katrorë leje vetëm te liqeni. Nuk ka banorë kush t’i blejë, përveç spekulantëve që blejnë për t’i bërë paratë llaç e tulla. 

Pastrimi i parave në real estate ndodh në disa forma, ku një pjesë e konsiderueshme e blerjes së pronës bëhet edhe kesh dhe ekonomia shqiptare del gjithmonë e sëmurë nga kjo pjesë për sa kohë do jetë keshi informal. 

Detyra kryesore e Bankës së Shqipërisë është të mos gënjejë, rritje ekonomike ka, por nuk është e shëndetshme se pjesa e ndërtimit dhe turizmi është pjesa e luanit. Rritja varet vetëm nga dy sektorë dhe kjo rritje është e rrezikuar. 

Një ndalim i parave që vijnë nga jashtë për të ndërtuar dhe ndodh bllokim dhe një mbyllje nga jashtë, ikën turizmi. 

Ti je në një rritje të rrezikuar nuk mund ta quash të shëndetshme. Nuk ke ekonomi që çon zhvillim dhe prodhim. 

Duhet të jetë shumë i kujdesshëm në deklaratat që jep dhe aty e tregon sa i pavarur je. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy