Kryeziu: Presidentja e KE-së e mbështet hapur Kosovën! Janë përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Kryeziu: Presidentja e KE-së e mbështet hapur Kosovën! Janë përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Arberëshë Kryeziu Hyseni, zv/kryetare e Komisionit të Integrimit në Kosovë thotë se Presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen nuk foli për hapa konkretë për sa i përket integrimit të vendit në Union pasi vendi i ka përmbushur ato.

Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv, Kryeziu tha se deklarata "Bashkimi Evropian nuk është e plotë pa Kosovën" është marrë si mesazh që presidentja po e ofron hapur mbështetjen për këtë vend.

Duke vijuar më tej, Kryeziu tha se qeveria dhe grupet e punës po punojnë me shtetet që kanë dyshime për liberalizimin e vizave dhe se po bëhen përpjekje që kjo të ndodhë brenda Presidencës çeke.

Presidentja e KE-së nuk foli për afate dhe hapa konkretë sepse hapat konkretë  Kosova i ka përmbushur. Për afatet, që kur e kemi marrë qeverisjen nuk kemi ndarë afate me opnionin opublik pasi janë mashtruar qytetarët me afate. Nga oborri i Kuvendit tha që Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Kosovën, ajo e ka thënë dhe në vendet e tjera, sa herë i është dhënë mundësia, vjen në kuadër të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor. Është marrë si mesazh që presidentja po e ofron hapur përkrahjen për Kosovën.

Ne si qeveri dhe legjislativ po punojmë me shtete që kanë dyshime për liberalizimin e vizave. Nuk janë skeptike. Ka disa ministra që kanë dyshimet e veta dhe po punohet në vazhdimësi që dyshimet të hiqen. Ky është qëndrimi real se vazhdohet të ketë dyshime, por nuk ka asnjë shtet të vetëm që është kundër liberalizmit të vizave.

Po bëhen përpjekje që kjo të ndodhë brenda kohës që Presidenca çeke e ka kryesimin.  Në sipërfaqe ka dalë një element i ri nga Franca. Mendojmë që e meritojmë se Kosova i ka përmbushur kriteret dhe këtë gjë e tha dhe presidentja e KE-së, e tha dhe raporti. Nuk ka arsye që të zgjatet.

Kryeziu tha se dialogu dhe liberalizmi i vizave janë procese të ndara.

Janë dizinformata që dalin nga grupe të ndryshme, dialogu dhe liberalizmi i vizave janë procese të ndara. Çështja e dialogut, ne si palë kemi qenë të gatshëm të nisim dialogun, kemi nisur një platformë 6 pikëshe, por në vazhdimësi kemi pasur pengesa nga Serbia. Qeveria Kurti ka të njëjtin qëndrim, nuk do të ketë asociacion. Ne nuk do ta lejojmë një marrëveshje të tillë, dhe është kërkuar në vazhdimësi nga Serbia, por është e papranuar për ne.

"Ballkani i Hapur” dhe Procesi i Berlinit kanë një dallim të madh. Jemi kundër “Ballkanit të Hapur", pasi procesin e integrimit duhet ta bazojmë tek Procesi i Berlinit. Është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Bosnjës dhe duke qenë se jemi përkrahës të Procesit të Berlinit, kështu do të vazhdojë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy