Kapet në Holandë anëtari i “bandës së babagjyshëve”

Kapet në Holandë anëtari i “bandës së babagjyshëve”

Tre vjet pas grabitjes së kryer nga e ashtuquajtura “banda e babagjyshëve”, vihet në pranga një prej protagonistëve. Fatmir Pjetri , 31 vjeç, nga Puka, është vënë në pranga në Holandë, pas një bashkëpunimi mes Interpol Hagës dhe homologëve në Tiranë.

I riu është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në dhjetor të vitit 2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

I arrestuari është pjesë e “bandës së babagjyshëve” të dyshuar për grabitjen e qendrës tregtare TEG, katër vite më parë.

Ai akuzohet si pjesë e bandës që vodhi me armë argjendarinë në qendrën tregtare ku katër persona të veshur si babagjyshët e Vitit të Ri sulmuan dyqanin gjatë një orari të mbipopulluar në 24 dhjetor të vitit 2013, në vigjilje të Krishtlindjes.

“Banda e babagjyshëve” dyshohet se është përgjegjëse për nëntë grabitje, shtatë prej të cilave të ndodhura në Shqipëri dhe dy në Strugë. “Banda e babagjyshëve” drejtohej nga Ilir Kupa nga Fushë Kruja, i dënuar më parë në Greqi për vepra të rënda kriminale, i cili është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në burg. 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy