Në qëndrimin e tij zyrtar, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u distancua nga drejtorët e tij të arrestuar për kompaninë 5D, por argumentet e tij kanë ndarë qytetarët në dy kampe.
Disa e shohin Veliaj si përgjegjës për skemën korruptive në Bashkinë e Tiranës, por shtuan se është drejtësia ajo që do e japë verdiktin final për Veliajn, kurse të tjerë preferonin të mos komentonin.
Mes qytetarëve, kishte dhe zëra të cilët mendonin se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk kishte asnjë përgjegjësi për drejtorët e tij, pasi përgjegjësia është individuale.
Për përgjegjësi individuale foli edhe kryeministri Edi Rama, që në një reagim një ditë më parë i doli në krah kryebashkiakut Erion Veliaj, por Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK të hetojë këtë fundit si titullar i autoritetit kontraktor.



