
Ibsen Elezi, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së tha në studion e MCN Live se listat e hapura janë një domosdoshmëri për vendin tonë, por duket se krahu i Berishës ka interes të mbajë sistemin e listave të mbyllura, por që nuk e thotë hapur se ka frikë se mund të humbë pikë në opinionin publik.
Duke vijuar më tej, Elezi tha se Basha e ka tradhtuar këtë interes megjithëse trumbeton tjetër gjë.
Sipas Elezit, krahu i Berishës dhe ai i Bashës duhet ta bëjnë të qartë se për çfarë sistemi janë në mënyrë që edhe Rama mos të përfitojë nga rrëmuja në të cilën ndodhet opozita.
Për Elezin, sistemi ideal do ishte ai me lista të hapura në nivel rajonal, në mënyrë që edhe partitë e vogla të përfitojnë.
Kjo nuk është kërkesë e Bashës, por e gjithë opinionit publik. Basha e tradhtoi këtë interes në marrëveshjen e famshme të 5 qershorit, që vetëm marrëveshje nuk ishte, aty te ai dokument sheh disa pika teknike. Në marrëveshje është një pikë që të votohet me gisht.
Janë domosdoshmëri listat e hapura. Nëse do jenë në nivel qarku, rajoni apo kombëtar, kjo gjë ha debat.
Listat në nivel kombëtar largojnë deputetin nga një zonë e caktuar, në nivelin e qarqeve rrezikojnë partitë e vogla dhe përfiton Rama.
Rama 5 deputetë i ka marrë vetëm nga presjet dhjetore. Po ta marrësh janë të paktën 5 deputetë dhe patjetër që duhet ta kërkosh këtë ndryshim se i jep pikë të padrejta Ramës dhe të mos e kërkosh nuk është logjike, dhe kjo duhet të ndodhë.
Rama ka një përfitim të madh, duke e pasur opozitën në një rrëmujë totale të paktën sa i përket rregullave. Si krahu i Bashës dhe i Berishës duhet ta parashtroje idenë se për cilin rregull dhe sistem është.
Krahu i Berishës nuk prononcohet, mesa duket kanë interes ta mbajnë sistemin e listave të mbyllura, por nëse e thonë humbin pikë në opinionin publik. Për mua do ishte mirë të ndahej në rajonale, në 4 rajone që edhe partitë e vogla të mos humbin.
Më tej Elezi tha se shkatërrimi i opozitës ka ardhur në mënyrë graduale që nga viti 2013, dhe i pari që dha sinjalin e shkatërrimit të rregullave është Berisha i cili brenda natës ndryshoi rregullin nga votimi me Kuvend në votimin me Kryesir
Veprimi i Bashës është tragji-komik. Është tragjike që dalin persona të tillë dhe shkatërrojnë opozitën, kur merr një parti dhe e tkurr në anëtarësi dhe në elektorat është tragjike.
Po shkatërrohet opozita. Shkatërrimi ka ardhur në mënyrë graduale nga 2013 e më tej, në fillim nuk është dalluar.
Sinjalin e parë të shkatërrimit të rregullave e bëri Berisha, kur e ndryshoi brenda natës rregullin nga votimi me Kuvend në votimin me Kryesi, tregoi që një individ mund të ndryshojë rregullat e lojës kur është në krye të një partie .



