Ngjarja e ndodhur një natë më parë në Velipojë duket se ka ndiokuar tek turistët pasi mëngjesin e sotëm janë parë duke u larguar nga hotelet.
Disa prej tyre janë larguar mëngjesin e sotëm, teksa kanë pohuar se i kanë dëgjuar krismat natën e kaluar. Ata thonë se nuk i kanë përfunduar pushimet, por se do të ndërrojnë vendin e qëndrimit.
Pushimet nuk i kemi përfunduar, prej këtu do dilnim nesër, mirëpo ndodhi kjo ngjarje dhe tash… Nuk dimë asgjë, vetëm kur u zgjuam nga gjumi. Krismat janë dëgjuar nga ora 12 e 20. Po e ndërrojmë hotelin. Do shkojmë në hotel tjetër. Ditën e mirë!
Konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë ka përfunduar me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, duke tronditur kështu jo vetëm zonën, por të gjithë vendin në një kohë kur përpiqemi të dalim të rimëkëmbur në këtë fillim sezoni turistik nga pandemia.
Nga konflikti mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç.



