Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit, Bregu: Vrasja ka ardhur për të mos e lënë familjen të mendojë për hakmarrje të mundshme (VIDEO)

Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit, Bregu: Vrasja ka ardhur për të mos e lënë familjen të mendojë për hakmarrje të mundshme (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se babai i Roan Brahimit mund të jetë vrarë për të mos e lënë familjen e këtij të fundit të mendojë për hakmarrje të mundshme.

Ai shtoi se Prokuroria e Lezhës është me hetimin më të dobët dhe kjo gjë tregon edhe mungesën e arrestimeve.

Drupal Ad

Kemi të bëjmë me një hakmarrje të vjetër, pavarësisht si pistat e policisë janë 3 sepse djali i viktimës, i ekzekutuar në Athinë jetonte në Dubai ishte pjesë e një trafiku lëndësh narkotike. Ka pasur problematika në të shkuarën me grupin më të rrezikshëm në atë zonë. Sa kohë nuk kemi përfundim kush e kreu dalim në konkluzionin se 3 pistat e policisë të kryera në kohë, të mbetemi në këtë pikë. Vrasja ka ardhur si rezultat për të mos e lënë familjen të mendojë për hakmarrje të mundshme. Viktima ishte në dijeni të një problematike të djalit të tij, se kush e ka qëlluar. Familjet ecin më shpejt se policia në hetimet e tyre, e kanë një nuhatje apo ndonjë ide se kush i ka qëlluar dhe kjo është histori e ditur. Mendoj se policia, prokuroria jo se nuk ka për ta gjetur, se është vazhdimësi e kalvarit vrasjesh në zonë.

Duhet të kishim arrestime në atë zonë. Prokuroria e Lezhës, është prokuroria me hetimin më të dobët. Prokuroria e Lezhës ka dhe Mirditën, nuk ka asnjë të arrestuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy