Basha fton qytetarët në protestë: Kapja e kryeprokurorit do të destabilizojë vendin

Basha fton qytetarët në protestë: Kapja e kryeprokurorit do të destabilizojë vendin

"Kryeministri Edi Rama kërkon një kryeprokuror politik për të devijuar hetimet për dosjet e nxehtra të kësaj mazhorance". Këto ishin deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit që zhvilloi me kryetarët e degëve në rethe dhe me grupin parlamentar. 

Në një dalje për mediat nga selia blu, me tone të ashpra Basha tha se Shqipëria po sakrifikohet për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Edi Ramës dhe njerëzve të tij dhe theksoi se opozita nuk do të pranojë një Kryeprokuror të tillë.

“Zgjedhja e prokurorot politik ka nje mision, të zhdukë të gjitha faktet që lidhin Edi Rama me drogën dhe krimin dhe të shpëtojë të gjithë kriminelët dhe qeveritarët e korruptuar që ekspozojnë Edi Ramën. Prokuror politik, që do të ketë vetëm një mision, të zhdukë të gjitha faktet që lidhin Edi Rama me drogën dhe krimin dhe të shpëtojë të gjithë kriminelët dhe qeveritarët e korruptuar që ekspozojnë Edi Ramën", tha kreydemokrati.

Gjithashtu Basha shtoi se kapja e Prokurorit është një akt që do të shkatërrojë procesin politik demokratik dhe do të destabilizojë vendin.

“Pas tre vjetësh përpjekje për reformën në drejtësi rezultati është ky, të hënën do të emërohet një Prokuror i Përgjithshëm politik, pa vetting, nga politikanë të korruptuar dhe të inkriminuar. Ky është fundi i Kushtetutës dhe i shtetit të së drejtës në Shqipëri. Edi Rama uzurpoi në mënyrë të dhunshme kompetencat që Kushtetuta ia jep Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Farsa që shqiptarët po shohin në Kuvendin e Shqipërisë është e paramenduar dhe e parapërgatitur me qëllim të caktuar,” tha Basha.

Në fjalën tij kreu i PD i bëri thirje të gjithë qytetarëve që të hënën të bashkohet me protestën tonë para parlamentit. "Të hënën opozita parlamentare nuk do të lejojë të kthehet në fasadën e pushtetit të krimit, ndaj ftoj cdo qytetar që të mos qëndrojë spektator por ti bashkohet protestës tonë", tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy