
Prangosja e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, për gazetaren Anduena Llabani, është një paralajmërim i mëhershëm nga ana e SPAK për zyrtarët e lartë të cilët janë nën vëzhgim në luftën antikorrupsion.
Llabani, tha në studion e lajmeve në MCN tv, se ky paralajmërim nga SPAK ka ardhur që nga gushti i vitit të kaluar.
“Që nga gushti i vitit të kaluar, SPAK kishte njoftuar se ka një kërkesë për një zyrtar të lartë. Kishin ardhur informacione se zyrtar të këtij niveli kryenin tender të nivelit korruptiv, pra puna e sotme është si rrjedhojë e një viti survejim për veprimtarinë e tyre. SPAK është zzgjuar sot me një arrestim të parë të këtij lloji dhe ne kemi paralajmëruar nga kjo studio se Spak ka hapur lojën duke filluar më bahskitë e rretheve, por duket se edhe deputetë dhe zyrtarë te tjerë do të përfundojnë në rrjeten e Spak, që kanë lidhje me afera korruptive”.
Nëse vërtetohen akuzat dhe veprat penale për të cilat prokurori kërkoi dhe arrestimin e kryebashkiaku i Lushnjës, sipas Llabanit, Tushe, rrezikon dy deri ne tetë vite burg, kurse vartësit e tij deri në tre vite heqje lirie.
“Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe rrezikon nga 2-8 vite burg, pastaj pjesa tjetër e të arrestuarve rrezikojnë deri në tre vite burgim. Por e gjitha varet se sa do të jetë kualifikimi i veprës penale, sepse mund të jetë i ndryshëm varësisht nga natyra e detyrave që ata kanë pasur në këtë aferë.
Gazetarja Llabani, paralajmëron se kjo do të jetë një javë me plot operacione blic, ku kryesisht në vëzhgim janë rrethet e vendit, prokuroritë deri të gjyqësori, të njerzve që janë nën përgjim nga SPAK.
Ajo bëri të ditur se që nga janari i vitit 2018, janë disa persona publik, të cilët janë vënë nën përgjim, rezultatet e të cilave do të shihen në ditët në vijim.



