Gazetari dhe analisti Mustafa Nano e cilëson si gjest fantastik dërgimin e mjekëve shqiptarë në ndihmë të Italisë.
Në një intervistë me Skype në studion e lajmeve të TvT, Nano tha se në planin e qeverisë duhet të përfshihen shtresat në nevojë, sepse sipas tij ato duhet të ndihmohen edhe në kohë paqeje dhe jo vetëm në këtë situatë emergjence.
“Qeveria duhet të ketë një listë për të ndihmuar ata qe s’kanë për të ngrënë, duhet të ndihmohen me çdo lloj kontributi fiskal. Taksat duhen paguar, por duke përjashtuar shtresat në nevojë”, tha ai.
Lidhur me rolin e opozitës në këtë situatë Nano, tha se ajo nuk ka rol publik për të luajtur, ndaj është e strukur, ndërsa shtoi se kështu ndodh me të gjithë opozitat në këtë kohë.
“Opozitat janë të strukura sepse nuk kanë rol publik për të luajtur, sepse jemi në rrethana emergjence dhe opozita s’ka rol për të luajtur. Opozita duhet të mësohet me këtë fakt”, tha ai.



