Tirana, kryeqyteti i parkimeve me pagesë dhe gjobave të panjoftuara (VIDEO)

Tirana, kryeqyteti i parkimeve me pagesë dhe gjobave të panjoftuara (VIDEO)

Të gjesh një parking në kryeqytet është thuajse e pamundur, pasi jo vetëm që duhet të paguash por do të të duhet t’i biesh rreth e qark që të munohesh të gjesh edhe ato pak vende të mbetura bosh, pas tarifës prej 100 lekë ora të vendosur nga bashkia e Tiranës për vendet e përcaktuara nga ajo vetë me pagesë.

Zënia e një parkingu me pagesë dhe të mos paguash, janë dy shkelje klasike  të vendosura dhe sanksionuara me ligj nga ligjvënësit tanë në parlament. Dhe policia është aty, gati për të gjurmuar shkelësit e ligjit dhe të gjobisë drejtuesit e automjeteve, sidomos për parkime të gabuara dhe në kundërshtim të hapur të kodit rrugor.

Në kryqëzime situata është ndryshe, dikush shkel semaforin e dikush mundohet të gjejë ndonjë vend lirë, për të parkuar.

Por gjobat e vendosura shpesh herë nga rrugorët e jo vetëm, pasi me ligj masat administrative në kurriz të drejtuesve të automjeteve I janë atribuar edhe policisë bashkiake dhe patrullave të përgjithshme të policisë së shtetit,  ku policia bashkiake dhe ajo e shtetit ashtu sikurse kolegët e tyre të rrogores qëndrojnë gati me bllokun e gjobave në dorë, ku  e ku të dënojnë shkelësit. Një fakt të tillë e pohon edhe vetë shefi I trafikut pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë Rrugore në Tiranë, Taulant Gjoka, që sipas së cilit detyrimin për t’I arkëtuar e ka vetëm policia rrugore. 

Një fenomen që shihet rëndom në vendet për parkingje në Tiranë  është dhe ai që zihet nga ata qytetarë, të cilët nxjerrin në shitje makinat e tyre, dhe që në anën tjetër vendet ku ata kanë preferuar t’I lënë janë pikërisht parkingjet e vendosura nga bashkia nga ku rrugorja preferon të luajë rolin sikur këto vende që presupozohen të ishin parkingje publike me pagesë,  të mos I shohë dhe të mos I gjobisë apo t’I cojë drejt pikave të bllokimit. 

Gjobat për shklejet e kodit rrugor  nuk janë të vetmet që vendosen nga policia, qytetarët e vënë theksin edhe tek gjobat për parkingje për të cilat qytetarët ankohen se nuk kanë hapësira në Tiranë, cka sipas tyre sjell edhe kaos e trafik në kryqytet.

Por nuk janë të pakta rastet edhe atëherë kur rrugorja konstaton shkelje nga drejtuesit e automjeteve, për të cilat është e detyruar të bëjë shoqërimin e tyre në komisariatin më të afërt.

Për parkingjet e gabuara dhe mospagimi I gjobave, karrotreci I bashkisë dhe policisë është aty për t’I nisur drejt pikave të bllokimit.

Mospagimi I  gjobave, qoftë edhe e një të vetme bën që automjeti të kalojë në pikën e bllokimit në Vaqarr, e nëse kjo gjobë nuk paguhet brenda tre muajve autoritetet policore rrugore kanë të drejtën ligjore për ta shitur në ankand.

Vendi ku ka përzgjedhur policia rrugore për të zhvendosur makinat e bllokuara nga vetë ata për tejkalim të afateve të pagesës së gjobës, është pikërisht Vaqarri disa kilometra larg nga kryqyteti, një ambjent I cili ruhet nga security privat dhe e monitoruar nga kamerat.

Për shoqërimin e makinave drejt pikave të bllokimit normalisht është një punonjës policie ai që shoqëron drejtuesin e automjetit për ta lënë makinën atje, deri në pagimin e plotë trë gjobës.

Përpos qëndrimit të makinave në këto ambjente, të cilat nuk janë të mbuluara, pasi kjo mund të bëhet shkak I dëmtimit të mëtejshëm të aumtojeve gjatë qëndrimit aty, qytetarët paguajnë edhe një taksë prej 500 lekësh cdo 24/orë qëndrimi të makinës së tyre aty, një pagesë disa herë më e lartë se pagesat që praktikohen për parikimin e automjeteve në kryeqytet.

Një problem që Tema Tv e ngre për policinë rrugore janë edhe njoftimet për gjobat që vendos kjo e fundit ndaj drejtuesve të automjeteve, për të cilat shpesh herë ndodh të mos vendosen në prezencën e tyre apo të mos e verifikojnë dot nga sistemii gjobave on-line, pasi ky sistem mund edhe të bjerë për shkak të ngarkesës. Por nëse lajmërimet për gjobat e policisë nuk kanë mbërritur në adresë të drejtuesit të automjetit, ekziston mundësia që qytetarët sipas shefit të trafikut rrugor në kryqytet, Taulant Gjoka atëherë ata kanë të drejtën e tyre ligjore të mos e paguajnë gjobën dhe në bazë të procedurave edhe nëse makina është e bllokuar në pikën  e bllokimit, dhe në bazë të verifikimeve ajo gjobë do të behët e pavlefshme dhe do t’I rikthehet drejtuesit të saj, mbi të gjitha kur ata drejtues nuk janë rezidentë në kryeqytet por nga rrethet e tjera të vendit. 

Por jo gjithmonë standardet rrugore janë në favorin e policisë për të bërë një kontroll sipas procedurave që ua ngarkon ligji. Të paktën Taulant Gjoka edhe në cilësinë e shefit të trafikut të qarkullimit rrugor në kryeqytet tregon sesi iu ka ardhur në ndihme pajisjet e policisë së shtetit për një kontroll të duhur rrugor dhe brenda të gjitha standarteve.

Deri në momentet që flasim në Drejtorinë e policisë Rrugore Rajonale të Tiranës janë 4500 mjete të ndaluara dhe të bllokuara për shkak të detyrimeve të prapambetura, por që sipas Gjokës pas ndalimit të këtyre mjeteve  drejtuesit e tyre kanë shlyer detyrimet dhe mjetet e bllokuara  u janë rikthyer pronarëve.

Por përballja polici rrugore-drejtues automjetesh nuk mbaron vetëm me vendosjen e gjobave. Daljet në komision dhe heqja e lejes së drejtimit ka bërë që drejtuesit e auotmjeteve t’I drejtohen Gjykatës Administrative për të rrëzuar masat administrative të policisë.

Në të shumtën e rasteve këto masa janë rrëzuar nga gjykata duke ju dhënë të drejtë qytetarëe, të cilët i shohin si të padrejtë ndëshkimet e njëpasnjëshme të policisë në kurriz të tyre. Por ndryshe nga sa parashikon ligji për të ndëshkuar shkelësit e kodit rrugor, policia rrugore po mendon të ashpërsojë masat kundrejt shkelësve cka ka planifikuar të sjellë para tavolinës së cdo ligjvënësi në parlament ashpërsimin e mëtejshëm të Kodit Rrugor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy