Ministrja Gërvalla kërkon shkarkimin e 12 ambasadorëve politikë të Kosovës (VIDEO)

Ministrja Gërvalla kërkon shkarkimin e 12 ambasadorëve politikë të Kosovës (VIDEO)

Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i ka kërkuar Presidentes Vjosa Osmani Sadriu shkarkimin e të gjithë ambasadorëve, të cilët janë të emëruar politikisht në disa shtete të botës.
“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka përcjellë gjatë kësaj jave te Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm”, thuhet në shkresën e MPJD-së.
 Bëhet fjalë për 12 ambasadorë të emëruar me çelës politik për të cilët është kërkuar shkarkimi.
Ata janë: Beqë Cufaj (Gjermani), Nait Hasani (Shqipëri), Arbër Vllahiu (Çeki), Lirim Grejqevci (Holandë), Shpend Kallaba (Hungari), Gezim Kasapolli (Kroaci), Avni Kastrati (Slloveni), Gjergj Dedaj (Maqedonia e Veriut), Hajdin Abazi (Australi), Ylber Hysa (Mali i Zi), Avni Arifi (Emiratet e Bashkuara Arabe) e Amir Ahmeti (Katar).
Në rast se presidentja Osmani-Sadriu miraton propozimin e MPJ-së, procedurat ligjore për emërimin e ambasadorëve të rinj marrin kohë. Pas propozimit të Ministrisë së Jashtme, që bëhet në koordinim me kryeministrin, emrat për ambasadorë dërgohen në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. Ky komision pastaj i dërgon emrat në Presidencë, ku pason dekretimi nga ana e presidentit të Republikës. Por, procedura nuk përfundon me kaq. Shteti pranues duhet të japë pëlqimin për ambasadorin e ri, procedurë kjo që mund të marrë disa muaj kohë.
Ministria e Jashtme në Kosovë ka qenë jo pak herë shpesh i kritikave të shumta, pas raportimeve për emërime në poste diplomatike të familjarëve të personave të angazhuar në politikë.
Ndërkohë sot Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të mbajë konferencë për media lidhur me shkarkimin e 12 ambasadorëve nga pozitat e tyre diplomatike.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy