Situata e Covid, MSH: 60 raste të reja infektimi/ Sa pacientë po trajtohen në spital

Situata e Covid, MSH: 60 raste të reja infektimi/ Sa pacientë po trajtohen në spital

Ministria e Shëndetësisë në raportin e 24 orëve të fundit, raporton 60 infektime të reja, nga 859 testime të kryera.

Rastet e reja janë të shpërndara 32 në Tiranë, 13 në Fier, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, Himarë, Korçë, 1 në Durrës, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër.

Ndërkohë janë 417 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 41 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,254 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika 1 Maj 2022

Raste të reja ditore 60

Të shëruar në 24 orë 41

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 859

Testime totale 1,807,273

Raste pozitive 275,167

Raste të shëruara 271,254

Raste Aktive 417

Humbje jete 3,496

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy