Task-Forca për Administratën, reagon zv/kryeministrja: Ja zyrtarët që rrezikojnë shkarkimin (VIDEO)

Task-Forca për Administratën, reagon zv/kryeministrja: Ja zyrtarët që rrezikojnë shkarkimin (VIDEO)

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija ka reaguar pas Vendimit të Këshillit të Ministrave për ngritjen e task forces per monitorimin e administrates gjatë fushatë zgjedhore. 

Në një deklaratë për mediat, Mandija thotë se nëpunësi civil jashtë orarit zyrtar ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike.

Mandija sqaron gjithashtu se pavarësisht se mund të marrë pjesë në vepritmari politike, nëpunësit nuk i lejohet të shprehë publikisht bindjet dhe preferencat e tij politike.

Deklarata e zv/kryeministres

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në vijim të deklaratave të këtyre ditëve dhe me qëllim qartësimin e opinionit publik, në referim të legjislacionit në fuqi, veçanërisht nenit 37, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civilë” si dhe qëndrimit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, sqaron se nëpunësi civil jashtë orarit zyrtar ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, por nuk i lejohet të shprehë publikisht bindjet dhe preferencat e tij politike. Kjo do të thotë që nuk i lejohet të ndërmarrë veprime të bëjë fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, të jetë protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo të manifestojë me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht.

Gjithashtu, sqarojmë që gjatë orarit zyrtar të punës çdo lloj pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore për një parti politike ose kandidat është e ndaluar për çdo punonjës të administratës shtetërore nëpunës civil, administrativ apo me kontratë punë.

Çdo pjesëmarrje në kundërshtim me këto rregulla sjell përgjegjësi penale, sipas ndryshimeve më të fundit të miratuara në Kodin Penal nga Kuvendi i Shqipërisë.

Zëvendëskryeministrja znj. Mandija shpreh besimin e plotë se titullarët e të gjitha institucioneve shtetërore do të marrin masat e nevojshme në përputhje me ligjin, për respektimin e detyrimeve të punonjësve të administratës shtetërore dhe do të procedojnë sipas ligjit për çdo shkelje të evidentuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy