
Bjellorusia ka njoftuar vendosjen e forcave të operacioneve speciale përgjatë kufirit me Ukrainën.
Një deklaratë e tillë u bë nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të fundit nga të dhënat e inteligjencës.
Prania e forcave bjelloruse pranë kufirit mund të jenë në monitorim të trupave ukrainase, kështu që ato nuk mund të vendosen në mbështetje të operacioneve në Donbas. Deri më sot forcat bjelloruse nuk kanë qenë të përfshira drejtpërdrejt në konflikt.
Bjellorusia shihet si një nga aleatët më të ngushtë të Rusisë, duke shprehur në mënyrë të vazhdueshme mbështetjen për “operacionin special ushtarak”.



