Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, deklaron se rritja e varësisë për importin e produkteve ushqimore, duke pasur para vetëm Malin e Zi dhe Bosnjën, buron nga paaftësia e mënyrës se si është administruar më parë bujqësia.
Ai tha për “MCN Economy” se sot bujqësia është 18% e Produktit të Brendshëm Bruto dhe se ka një politikë që është në të kundërt të interesit të fshatit.
Soko shtoi se pjesën më të madhe të defiçitit tregtar na e krijon bujqësia.
Peshën më të madhe të emigracionit e ka mbajtur fshati, që ka vuajtur së pari emigrimin ndërkombëtar dhe atë kombëtar. Largohen çdo ditë njerëz që vendosin që jetën e tyre të mos e zhvillojnë në fshat. Ka një politikë që është në të kundërt të interesit të fshatit.
E para është prishja e skemës së TVSH-së, që nuk e kuptova kurrë pse ndodhi. E dyta është rritja e taksave mbi imputet bujqësore.
Në kulmin e krizave të produkteve bujqësore, gjithë vendet u kthyen nga bujqësia lokale, se u pa që ishin të gjithë të ekspozuar nga krizat ndërkombëtare dhe të gjithë rentën për të bërë produktin e tyre sa më kompetitiv.
Ulën kostot, rritën subvencionimet dhe ulën kostot e imputeve. Ndërsa ne rritëm kostot e imputeve bujqësore dhe një vit më pas patëm grushtin e fortë që na erdhi nga Bashkimi Europian, me fondet e IPARD.
Ne e meritojmë pozicionin që kemi, se mënyra si është drejtuar ka qenë antikombëtare. Defiçiti i importeve bujqësore ndaj eksporteve bujqësore është 1 miliard euro. Pjesën më të madhe të defiçitit tregtar na e krijon bujqësia, ne që jemi një vend agro-bujqësor.
Kjo përveçse paaftësi, veçse nëse është bërë enkas ndodh. Shkretimi i fshatit, braktisja e tokës bujqësore, reduktimi i numrit të kafshëve dhe mungesa e interesit ndaj bujqësisë nuk është çudi që bujqësia të shkojë 15%.
Bujqësia merr gati gati 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që shkon për administrimin e administratës dhe ajo që merr fermeri tekstualisht sot është 0.5%. ne 70% të importit të grurit e kemi nga Serbia.
Produkti shqiptar sot ka humbur treg, prej mungesës së mbështetjes. Dalin më të lira produktet që vijnë nga Serbia se sa produktet shqiptare. Këtu duhet ndërhyrje urgjente dhe e fortë, se bëhet fjalë për 20% të PBB-së. Duhet një ndërhyrje e fortë që ne mos të na vdesë zinxhiri i vlerës.



