Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni vazhdon gjatë ditës së shtunë shqyrtimin e ankesës së fundit të Partisë Social Demokrate në opozitë, për ta përmbyllur gjithë procesin zgjedhor. Komisioni gjatë natës së kaluar ka pranuar vetëm një ankesë të partisë shqiptare Besa. Ndërkohë, përkrahësit e partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi, VMRO DPMNE, kanë vazhduar protestat e tyre përpara selisë së komisionit duke hedhur parulla ‘Na vodhët fitoren”.



