
Mjeku infeksionist nga Durrësi Beqir Gelaj, thotë se situata e virozave paraqitet më e qetë dhe trendi është në rënie.
Në një lidhje për MCN Live ai deklaroi se dhjetori dhe janari kanë qenë më të ngarkuar, me një fluks të rritur të rasteve.
Si kategori më të rriskuara dhe që janë paraqitur më shumë në Spitalin Rajonal Durrës, përmendi fëmijët deri në 5 vjeç, gratë shtatzëna dhe pacientet me probleme të imunitetit, sëmundje të zemrës dhe traktit respirator.
Shumica e rasteve me një temperaturë paraqiten në Urgjencë, kur mund të menaxhoheshin shumë mirë nga mjeku i familjes.
Janë marrë të gjitha masat, menaxhimi ka qenë perfekt dhe janë trajtuar të gjitha rastet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Qarkullojnë disa lloj virozash, rastet më të shumta janë me grip, ka pasur dhe raste fatale, kur ka pasur probleme imuniteti apo me sëmundje bashkëshoqëruese.
Flasim për 2-3 raste, jo më shumë. Pediatria ka qenë mbushur plot dhe rastet me komplikacione kanë qenë të shtuara, trendi është në rënie dhe situata po shkon drejt normalizimit.
Rasti i gripit shfaqet me temperatura shumë të larta nuk mund të themi se ka qenë më rëndë se situata e Covidit, por me temperatura të larta 4-5 ditë dhe më tej kthehen drejt normalitetit.
Ndërsa Covid zgjat dhe krijon komplikime. Gripi sidomos deri në moshën 2 vjeç shkakton komplikacione të traktit respirator ose prekje të trurit, encefalite virale.



