E ardhmja e dizajnit të makinave ka të bëjë vetëm me dy pjesë, shasinë dhe kabinat e larta të tyre.
Makinat e të ardhmes do të kenë më pak pjesë sesa një motor me djegie të brendshme. Bateria dhe motorët e vendosur në shasi do të funksionojnë në mënyrë universale.
Prodhimi i energjisë mund të ndryshohet, së bashku me madhësinë e baterisë, fuqinë rigjeneruese të frenimit dhe tensionin e arkitekturës së sistemit.
Por këto variabla janë ulur në krahasim me ato të motorit me djegie të brendshme.
Në një të ardhme jo shumë të largët, prodhuesit e makinave mund t'i blejnë këto shasi elektrike nga një palë e tretë, si për shembull Dell ose HP nga Intel, pastaj t’i bashkojnë ato me trupin e tyre (kabinën).
"Ne po punojmë që të jemi një prodhues “Intel Inside "për makinat elektrike EV,", tha Daniel Barel, shefi i Ree Automotive.
"Ajo që ne do të prodhojmë është vetëm shasia ... që do të përshtatet me çdo formë [të automjetit], çdo madhësi, çdo peshë dhe çdo lloj teknologjie të trupit."
"Është ëndrra e një projektuesi”, thotë Mark Stubbs, drejtor i dizajnit në Radford dhe mbikëqyrës i Bugatti, Lotus, Ford dhe Lego.
"Të gjithë do të përdorin një shasi të ngjashme, nëse jo të njëjtë, kështu që ka shumë pak diferencim. Përpjekja për të shfrytëzuar këto shasi na jep lirinë si dizajnerë për të shtyrë kufijtë e imagjinatës dhe për të krijuar përmasa dhe forma unike. "
.jpg)
Ian Callum , ish-drejtor i dizajnit të Jaguar, ndan të njëjtin mendim. "Do t'u japë më shumë mundësi ekipeve të projektimit të provojnë gjëra të ndryshme, dhe ato gjëra pastaj bëhen më emocionuese. Ajo që ndodh mbi shasi është mjaft emocionuese. Mendoj se u jep më shumë liri projektuesve. ”
Callum thotë se është i zhgënjyer nga pamja konvencionale e shumë prej makinave elektrike të gjeneratës së parë.
Por ai ka shpresë se modelet e ardhshme do të kalojnë nga një model me tre pjesë, me një pozicion përpara kabinës që rrit hapësirën e brendshme dhe zvogëlon daljen e përparme për shkak të mungesës së një motori.
Megjithëse kjo është e mundur, prodhuesit do ta testojnë për rezistencën në përplasje.
Tani për tani, shumica e prodhuesve po zgjedhin një dizajn të sigurt kur bëhet fjalë për makinat EV dhe nuk po "rrezikojnë".
"Sinqerisht, askush nuk po i tejkalon kufijtë," thotë Stubbs. "Të gjithë janë të vendosur në mënyrat e tyre ose thjesht krijojnë një makinë në version elektrik."

Disa makina, si Kia Niro, Vauxhall Corsa dhe Mini hatchback, ofrojnë automjete me djegie të brendshme dhe EV me të njëjtin dizajn.
Të tjerët, si Honda E dhe Hyundai Ioniq 5, po krijojnë dizajnë që janë larg automjeteve të deritanishme.
Ndryshimi nuk do të ndodhë brenda natës. Edhe kur përballet me krizën ekzistenciale dhe thirrje të vazhdueshme për heqjen nga qarkullimi të motorëve me djegie të brendshme, industria e automobilave është një bishë akullnajore që nuk është mësuar me ndryshimet e papritura.
Disa do të ndërtojnë automjetet e tyre me shasi dhe kabinë të lartë, ndërsa të tjerët do të shohin thjeshtësinë dhe kursimet e mundshme.
Të tjerët do të mbeten prapa, duke prodhuar automjete që nuk dallohen as në aspektin e shasisë apo dizajnit të tyre. Jo të gjithë do të dalin fitues nga gara e krijimit të automjeteve elektrike.



