
Në Kinë ka 2300 ura prej xhami. Por, kjo “modë” e ndjekur për qëllime turistike pritet të ndryshojë. Kjo pasi atraksione të tilla nuk garantojnë siguri.
Në 18 muajt e fundit ka pasur të paktën dy vdekje dhe dhjetëra aksidente dhe lëndime. Dhe kjo është arsyeja pse provinca Hebei ka vendosur të mbyllë 32 urat e saj prej xhami, përfshirë urën spektakolare Hongyagu, më e gjata në botë.
Një masë paraprake për të lejuar autoritetet të verifikojnë sigurinë e të gjitha atraksioneve të tilla, por mbi të gjitha për të zhvilluar mënyra të reja aksesi. Suksesi i madh i këtyre risive tërheqëse ka çuar muajt e fundit në mbipopullim me turistë.
Për shembull, ura e qelqit mbi kanionin Zhangjiajie, në provincën kineze Hunan, u mbyll për arsye mirëmbajtjeje vetëm trembëdhjetë ditë pas inaugurimit, pikërisht për shkak të "vëllimit të vizitorëve".
Përveç urave, Hebei ka mbyllur edhe shtigjet malore dhe platformat prej qelqi në lartësitë e mëdha të maleve.



