Kryeministri Rama dhe presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ishin të pranishëm sot në një drekë me veteran dhe familje dëshmorës, me rastin e Ditës së Dëshmorëve. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kreu i qeverisë nuk e kurseu ironinë për aleatin e tij në qeverisje deri para pak ditësh.
“Më vjen mirë që kam privilegjin t’i jap fjalën presidentit të zgjedhur, që për hir të së vërtetës, falë talentit të tij politik, ka arritur të jetë sot jo vetëm përfaqësues i yni dhe juaji, por edhe i palës tjetër, që pala tjetër nuk e pranon por as nuk e mohon. Por jam i bindur se me kohë do të fillojë ta pohojë. Zoti president i zgjedhur jeni i ftuar të merrni fjalën. Unë po ulem pranë bashkëkryetarit tim të aleancës, Petrit Vasili”, tha ai.
Ilir Meta dha dorëheqjen nga kreu i LSI-së pak ditë më parë, post të cilin e zuri Petrit Vasili.



