Ish ministri i jashtëm Aldo Bumçi i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV u shpreh se rajoni më herët ka qenë në ditë të mira dhe jo ditë të këqija. Ai tha se dalja e Ramës dhe Vuçiç me Ballkanin e hapur ishte një hap prapa, ndërsa theksoi se pati një projekt për ndarjen e Kosovës por ishte gjermania që e ndaloi.
Po rendit disa fakte në 2014 Kroacia bëhet vend anëtar, hapen kapitujt me Malin e Zi, me Serbinë, Shqipëria merr statusin e vendit kandidat, fillon procesi Berlinit, në Maqedoni ndodh transformimi i brendshëm dhe u arrit marrëveshja e Prespës që hoqi veton greke. Pra rajoni nuk ishte në ditë të këqija ishte në ditë të mira, por marrëdhëniet shqiptaro-serbe nuk bën asnjë hap përpara dhe u vu në pikëpyetje integriteti territorial i Kosovës dhe nga një proces Berlini Vuçiç dhe Rama dolën me një projekt tjetër dhe ky ishte një hap prapa.
Më tej ai shtoi se në shoqërinë shqipatre dhe atë serbe u lejuan regjime dhe ne rrëshqitëm në nivel rajonal.
Pati një projekt për ndarjen e Kosovës por ishte Gjermania që e ndaloi. Vendet tona nuk mund të ankohen se po na bëhet një premtim që nuk po na plotësohet. Kur u integruan vendet e tjera të lindjes ne e kemi objektivin dhe premtimet të arritshme. Këto vende fillimisht bën hapa përpara po ecej drejt normalitetet por më pas u bënë dy hapa pas dy regjimet autoritare Shqipëri- Serbi. Ballkanin e Hapur e krijoi Serbia si vendi më i fuqishëm rajonal, politiko-ekonomik. Rama në krah të Vuçiç, e mbrojti publikisht. Pse shkon atje Rama ku nuk është Evropa dhe shpjegimi është se Rama i ka dhënë pikë Vuçiç duke e nxjerr si njeriu që me këtë bëhet paqja.



