Transformimi i FSK-në pa bekimin e ndërkombëtarëve

Transformimi i FSK-në pa bekimin e ndërkombëtarëve

Presidenti Hashim Thaçi i ka dhënë start procedurës për ta pajisur Forcën e Sigurisë (FSK) me mandat ushtrie. E ka bërë këtë të martën, duke e dërguar në Kuvend një projektligj dhe jo amendament kushtetues siç kanë kërkuar ndërkombëtarët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vetë kreu i shtetit ia ka dorëzuar Projektligjin kryeparlamentarit Kadri Veseli. Ky i fundit ka paralajmëruar se të mërkurën do ta thërrasë Kryesinë e Kuvendit për ta diskutuar nismën e presidentit. Para se të vihet para deputetëve, projektligji kërkohet t’i kalojë disa procedura në qeveri, institucion ky që duhet të kalkulojë edhe koston financiare.

“Republika e Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së interesave shtetërore, duhet të avancojë rolin dhe detyrat e Forcës së Sigurisë të Kosovës”, thuhet në letrën përcjellëse të Projektligjit, të firmosur nga presidenti Thaçi. “Projektligji për FSK-në rregullon misionin, funksionimin dhe detyrat e FSK-së, organizimin e saj dhe çështje të tjera lidhur me aktivitetet dhe kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK”. / Koha Ditore / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy