Frikë nga virusi/ Mbyllet Muzeu i Luvrit në Francë

Frikë nga virusi/ Mbyllet Muzeu i Luvrit në Francë

Në Paris disa nga pikat turistike ku vizitorët janë të shumtë po mbyllen për shkak të frikës nga koronavirusi.

Muzeu i famshëm i Luvrit është mbyllur dje (e diel) pas takimit që stafi bërë për të diskutuar "gjendjen shëndetësore" dhe përhapjen e virusit. Për të qetësuar punonjësit dhe për të parandaluar një përhapje të gjerë, u vendos që muzeu të mbyllej.

Ky vendim u mor ndërkohë që njerëzit kishin blerë biletat dhe prisnin në radhë me orë të tëra para dyerëve të mbyllura. Stafi i Luvrit kërkoi ndjesë dhe i ktheu mbrapsht paratë e biletave. Nuk dihet akoma kur do të hapet muzeu sërish, por duke qenë se nga miliona njerëz që e vizitojnë në ditë, 3/4 janë të huaj, rreziku në këtë situatë është i madh.

Deri më tani asnjë nga punonjësit e muzeut nuk është prekur nga virusi, por autoritetet franceze janë të shqetësuar ndaj këtij kërcënimi.

Përveç mbylljes së muzeut, ata i kanë kërkuar njerëzve të shmangin puthjet me njëri-tjetrin kur takohen. Puthjet e famshme në faqe, të njohura si "la bise" duhen shmangur sa më shumë të jetë e mundur.

Deri më tani në Francë janë konfirmuar 100 raste të njerëzve të prekur nga koronavirusi, 2 prej të cilëve kanë humbur jetën./Voanews/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy