Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishin të pranishëm këtë të martë në nisjen e procesit të testimit të kandidatëve të rinj në strukturat e Policisë së Shtetit. Kryeministri Rama u shpreh se qeveria trashëgoi një polici të paarsimuar, të moshuar dhe të keqtrajtuar nga ana financiare.
Sipas tij policisë sot i është kthyer dinjiteti duke u shndërruar në institucionin më të besueshëm të qytetarëve.



