
Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen po i kërkohet të pezullojë fondet e BE për Hungarinë për të detyruar Viktor Orban të adresojë shqetësimet mbi gjykatat e politizuara dhe korrupsionin.
Deputetët e Evropës që punojnë në komitetin e kontrollit të buxhetit të parlamentit Evropian po i bëjnë thirrje presidentes të Komisionit Evropian të përdorë një ligj të sapo krijuar të BE për të ngrirë pagesat në Hungari për "shkelje të rënda të sundimit të ligjit".
Është thirrja e fundit kundër kryeministrit hungarez, i cili muajin e kaluar u përball me kritika nga udhëheqësit e tjerë të BE lidhur me një ligj që ndalon përshkrimin e njerëzve homoseksualë në material arsimor. Parlamenti Evropian pritet të dënojë atë ligj në një rezolutë të Enjten që do të nxisë komisionin të nisë një çështje të shpejtë ligjore kundër Hungarisë për diskriminimin ndaj personave LGBT, shkruan The Guardian.
Shumë kohë para se parlamenti hungarez të miratojë ligjin e diskutueshëm LGBT, vendet anëtare të BE-së dhe eurodeputetët u alarmuan nga shpenzimet e fondeve të BE nga Hungaria, duke përfshirë një kontratë për dritat e rrugëve dhënë dhëndrit të Orbanit, si dhe një tren të cilësisë së mirë për në fshatin e Orbanit.
Deputetët e Evropës mbështesin çështjen e tyre në një raport nga tre akademikë, të cilët konkludojnë se "shkelje të rënda të sundimit të ligjit" do të thotë që ekzekutivi i BE është ligjërisht i justifikuar në pezullimin e pagesave ndaj Hungarisë për të mbrojtur taksapaguesit e BE.



