Fronte të reja mund të hapen nëse Izraeli vazhdon "krimet e luftës dhe rrethimin humanitar në Gaza", tha Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir-Abdollahian gjatë vizitës së tij në Bejrut, sipas gazetës shtetërore të lajmeve të Iranit Tasnim.
Amir-Abdollahian tha se kjo përgjigje erdhi pasi zyrtarët perëndimorë e pyetën nëse është e mundur të hapen fronte të reja kundër regjimit izraelit apo jo.
“Natyrisht që me vazhdimin e krimeve të luftës izraelite dhe rrethimit humanitar të Gazës dhe Palestinës, çdo vendim dhe mundësi nga anëtarët e tjerë të lëvizjes së rezistencës është i mundshëm”, tha Amir-Abdollahian.
Lëvizja e rezistencës i referohet grupeve që janë kundër shtetit të Izraelit, duke përfshirë Hamasin, Hezbollahun dhe grupet e armatosura në Siri, Irak dhe Jemen.
Ministri i Jashtëm nuk dha detaje se me cilët zyrtarë perëndimorë foli. Ai u takua gjithashtu me Hassan Nasrallah, Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut.
Gjatë takimit, të dy shqyrtuan ngjarjet dhe zhvillimet e fundit pas sulmit të Hamasit dhe agresionin e Izraelit kundër Gazës, sipas Tasnim.



