
Një nga autorët e sulmit ndaj Top Channel pak javë më parë, kur mbeti i vdekur roja i ndërtesës, është arrestuar në Vlorë. Arrestimi ka ndodhur në Vlorë në gusht. Në studion e Të Paekspozuarit, gazetari Artan Hoxha tha se personi në fjalë është vënë në pranga me dyshimin se do të kryente një atentat në Vlorë.
Është kapur një nga autorët e dyshuar për sulmin ndaj Top Channel. Është kapur më 7 gusht, ka qenë për të kryet një atentat në Vlorë. Deri tani po hetohet si një nga personat që ka marrë pjesë direkt të ngjarjen në Top Chanel. Ishte një ngjarje e madhe e medias, por që është kaluar kryesisht në heshtje. Nga hetimet e deritanishme, roja ka humbur jetën sepse plumbi ka devijuar nga rrethimi metalik. Po punohet me të arrestuarin për ta kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.



