
Menjëherë sapo mediat e huaja dhanë lajmin se Kylie Minogue është fejuar me partnerin e saj Paul Solomons, përfaqësuesi i saj e mohoi.
Ai deklaroi se lajmi nuk është i vërtetë, ndërsa shtoi: “Ata janë të lumtur ashtu siç janë”.
Njerka e Paul e martuar me babanë e tij prej 34 vitesh, kishte thënë më herët për Daily Mail: "Ajo është shumë e mirë. Jam e lumtur që janë fejuar. Është shumë emocionuese. Por, më vjen keq, nuk mund t'ju them më shumë sepse më është thënë të mos e bëj. E respektoj djalin tim dhe e respektoj shumë Kylie për të thënë më shumë".
Këngëtarja 52-vjeçare dhe i dashuri i saj 46 vjeç janë në një lidhje prej 2018-s.



