“Ishte me 4 diploma dhe s’dinte të shkruante”, Premçi: Kur nisën dhe kush kërkonte shkarkimin e Ardi Veliut

“Ishte me 4 diploma dhe s’dinte të shkruante”, Premçi: Kur nisën dhe kush kërkonte shkarkimin e Ardi Veliut

Shemsi Prençi tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se dorëheqja e Ardi Veliut ka nisur 3 muaj pas ardhjes së Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm pasi ai sipas tij kërkonte të merrte të tijët.

 Premçi po ashtu tha se dorëheqja është gatuar nga Endri Fuga dhe dhe është bërë me gabime ortografike për t’ia përshtatur.

“Shqipëria ka vuajtuar për të pasur një kokë të policisë së shtetit që të vijë nga një karrierë normale. Ftoj çdo institucion dhe media të bëjnë sondazhe dhe do të shihni që do të tregojnë një kupolë të paaftë. Mënyra se si na u server Veliu që kur erdhi na tha që ishte me 4 diploma dhe s’dinte të shkruante. Ai erdhi përmes Fatmir Xhafaj. Policia ka treguar të drejtën që jemi me drejtuesin më të paaftë dhe më arrogant që për të fshehur injorancën qëndronte i distancuar. Veliu gjatë 4 viteve thotë që jap dorëheqje dhe nuk kërkoj një mandate të dytë. Është e sigurt që ajo dorëheqje është gatuar nga Endri Fuga dhe është bërë e tillë për t’ia përshtatur Veliut. Tratativat për shkarkimin e tij kanë nisur 3 muaj pas ardhjes së Sandër Lleshit. Ai mori shokët e vet të ushtrisë, por hasi kundërshtime nga Pjerin Ndreu dhe Sandri shpiku një ligj për ekselentët dhe kanë përfituar djemtë dhe vajzat e shokëve të Sandrit. Ai mori gradën drejtues i lartë i Policisë së Shtetit”, tha Premçi.

Ndërkohë gazetari Arian Çani tha se Ardi Veliu ka bërë detyrën pasi sipas tij për Shqipërinë që kemi ai është drejtori që duhet.

“Ju i quani manipulime, por Veliu ka bërë detyrën. Për Shqipërinë që kemi ai është drejtori që duhet”, tha Çani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy