Magnezi, roli dhe mangësia e tij në organizëm/ Flet nutricionistja Çobo

Magnezi, roli dhe mangësia e tij në organizëm/ Flet nutricionistja Çobo

Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme që veprojnë në të gjitha hallkat e metabolizmit tonë.

Matina Çobo, nutricioniste, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shpjegon se pse ky mineral është mjaft i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.

Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për trupin tonë dhe luan një rol kyç në shumë procese metabolike.

Ai merr pjesë në rreth 300 enzima që ndihmojnë në funksione të ndryshme, si ndihma në ndërtimin e kockave, mbështetja e sistemit kardiak, transmetimi i sinjalit nervor në tru, përmirësimi i cilësisë së gjumit dhe rregullimi i aspekteve hormonale.

Pra, magnezi është thelbësor për shëndetin tonë të përgjithshëm.

Por çfarë ndodh nëse njeriu shfaq shenja të mungesës së magnezit?. Nutricionistja numëron pasojat që shfaq mungesa e saj në organizëm.

Një mungesë e magnezit mund të manifestojë disa simptoma shqetësuese. Disa nga ato përfshijnë:

Ngërçet muskulare: Kjo mund të shfaqet si tension në muskuj, dhe është një nga shenjat më të zakonshme të mungesës së magnezit. Si okuliste, unë shpesh has pacientë që ankohen për ndjenjën e lëvizjes së syrit, dhe kjo mund të jetë për shkak të mungesës së magnezit, jo për shkak të tensionit të syrit.

Lodhja e pashpjegueshme: Pavarësisht se sa shumë pushoni, mund të ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës.

Ulja e koncentrimit dhe përqendrimit: Kjo ndikon në aftësinë tuaj për të qëndruar të fokusuar në detyra të përditshme.

Probleme me gjumin: Kjo mund të përfshijë pagjumësinë ose cilësi të dobët të gjumit.

Kërcitja e artikulacioneve: Disa njerëz mund të ndjejnë sikur muskujt e tyre nuk kanë forcë dhe se artikulacionet janë të ngurtësuara.

Për nutricionisten Çobo, një nder arsyet e mungesës së Magnezit është industrializimi i ushqimit.

Një nga shkaqet kryesore të mungesës së magnezit është industrializimi i ushqimit.

Para 100 vitesh, dieta kryesore e njerëzve përfshinte drithëra, oriz, sheqer dhe fara, duke siguruar rreth 600 mg magnez në ditë. Sot, megjithatë, ne konsumojmë më pak se gjysmën e kësaj sasie.

Studimet tregojnë se përpunimi i ushqimeve si orizi, mielli i bardhë dhe sheqeri i bardhë humb deri në 90% të magnezit të pranishëm. Për më tepër, tokat moderne janë më të varfra në minerale, përfshirë magnezin, dhe si rezultat, perimet dhe frutat kanë deri në 20% më pak magnez sesa para disa dekadash.

Në përfundim dr.Çobo, vlerëson se magnezi është një mineral i pazëvendësueshëm për trupin tonë, dhe është thelbësor që të sigurohemi që të konsumojmë mjaftueshëm magnez nëpërmjet ushqimit ose suplementëve kur është e nevojshme.

Për fat të mirë, ushqimet tipike të Mesdheut, si thjerrëzat, fasulja, bizelet, farat e ndryshme, bajamet dhe kikirikët, janë të pasura me magnez. Duke konsumuar këto ushqime, mund të sigurojmë një sasi më të madhe të magnezit nga dieta jonë.

Nëse konsumoni shumë kafe, duhet të keni kujdes dhe të merrni më shumë magnez, pasi kafeina mund të kontribuoni në humbjen e magnezit nga trupi.

Ata që vuajnë nga problemet me obezitetin dhe diabetin mund të kenë humbje më të madhe të magnezit dhe duhet të konsumojnë më shumë magnez.

Njerëzit që kanë probleme me aciditetin e stomakut shpesh kanë mangësi të magnezit dhe duhet të përkujdesen për rritjen e marrjes së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy