I gjithë teritori vazhdon të jetë nën kërcënimin e zjarreve.
Pasditen e sotme janë përfshirë nga flakët pyjet e Matit ku aktualisht regjistrohen katër vatra aktive në malet jugore të Matit.
Ndërsa dy vatra të tjera zjarri kanë përfshirë masivin pyjorë me Ah, në malin e Gurrës në Bashkinë e Klosit.
Sipërfaqja e tyre nuk është e madhe, por flakët mund të përhapen shpejt të ndihmuara nga era dhe temperaturat e larta.
Një tjetër vatër aktive zjarri ka përfshirë malin e fshatit Frankth, në njësinë administrative Komsi në bashkinë e Matit.
Edhe në Kurorën e Gjelbër në Krastë të Elbasanit janë hasur disa vatra zjarri. Pas kërkesës për mbështetje drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes janë nisur forca të specializuara të ushtrisë.
Gjithashtu është kërkuar nga Emergjencat Civile edhe mundësinë e përdorimit të helikopterëve zjarrfikës për të bërë të mundur neutralizimin e zjarreve pasi rezikohen edhe banesat.