Dikur Kryeministrja më e re në botë, Marin e Finlandës jep dorëheqjen si kryetare e partisë

Dikur Kryeministrja më e re në botë, Marin e Finlandës jep dorëheqjen si kryetare e partisë

Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, e cila humbi ngushtë zgjedhjet në muajin prill, dha dorëheqjen të premten si kryetare e socialdemokratëve të qendrës së majtë, me shpresën për të hequr fokusin nga jeta e saj personale.

Marin, e cila kishte shpallur synimin për të dhënë dorëheqjen menjëherë pas humbjes në zgjedhje, ishte kryeministrja më e re në botë kur mori postin në vitin 2019 në moshën 34-vjeçare, duke tërhequr vëmendjen në mbarë globin dhe duke ndihmuar në ngritjen e profilit të Finlandës.

Jam mirënjohëse për gjithë këto vite bashkë në parti në pozicione të ndryshme. Tani po nis një faqe të re në jetën time.

Ndonjëherë duhet të heqësh dorë nga e vjetra në mënyrë që diçka e re të mund të zërë vendin e saj. Por unë nuk do të zhdukem plotësisht, do të kthehem dhe rreshtohem pranë jush.

Në fjalën e saj të së premtes me strukturat e partisë, ajo falënderoi ata që punuan me të në kryesinë e partisë dhe premtoi se do të mbështesë kandidatët e rinj për poste.

Pasi të jenë bërë përzgjedhjet, është detyra jonë të mbështesim udhëheqjen e zgjedhur si ekip.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy