Anglia u bë finalistja e dytë e Europianit dhe i bashkohet Spanjës, në duelin për trofeun.
Kombëtarja e “tre luanëve”, mposhti Holandën me rezultatin 2-1 me përmbysje, për të prerë biletën për më tej.
Holanda kaloi e para në avantazh me Xavi Simons në minutën e 7-të, ndërsa Kane barazoi shifrat me penallti.

Në fundin e takimit, Watkins, bëri që të shpërthejë festa tek anglezët, duke shënuar golin e përmbysjes dhe të kualifikimit për Anglinë.
Finalja e madhe do të luhet mes Spanjës dhe Anglisë, më 14 korrik.



