Papa: Lufta është gjithmonë humbje, ndaleni!  

Papa: Lufta është gjithmonë humbje, ndaleni!  

“Lufta, çdo luftë në botë, po mendoj edhe për Ukrainën e torturuar, është një disfatë, lufta është gjithmonë një disfatë, është një shkatërrim i vëllazërisë njerëzore. Vëllezër, ndalojeni luftën!”. Ky është apeli i bërë nga Papa në meshën e së dielës për luftën në Izrael dhe Palestinë.

"Edhe një herë mendimet e mia shkojnë te ajo që po ndodh në Izrael dhe Palestinë. Jam shumë i shqetësuar - tha Papa duke folur me besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit - i pikëlluar, lutem dhe jam pranë të gjithë atyre që vuajnë, me pengjet, të plagosurit, viktimat dhe familjet e tyre. Mendoj për situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe më vjen keq që ditët e fundit u godit edhe spitali anglikan dhe famullia ortodokse greke."

“Përsëris apelin tim që të krijohen hapësirat, ndihma humanitare të vazhdojë të arrijë dhe pengjet të lirohen”, shtoi Papa Françesku, duke kujtuar ditën e agjërimit, lutjes dhe pendesës të premten 27 tetor: “një orë lutjeje për të kërkuar paqen në botë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy