Ish-modelja akuzon Donald Trump për sulm seksual

Ish-modelja akuzon Donald Trump për sulm seksual

Një ish-modele ka akuzuar Donald Trump për sulm seksual në turneun e tenisit US Open 1997, duke i thënë The Guardian se ajo ndihej e “dhunuar” pas ngjarjes.

Amy Dorris pretendon se presidenti amerikan, i cili ishte 51 vjeç në atë kohë, e sulmoi atë jashtë tualetit, në zonën VIP në turneun e New York. Ajo ishte 24 vjeç.

“Ai më prekte dhe unë po e shtyja. Dhe atëherë ai më kapi më fort dhe duart e tij ishin shumë të buta dhe filloi të më prekte gjithçka”, tha zonja Dorris, sot 48 vjeç, për gazetën.

“Unë isha në kontrollin e tij dhe nuk mund të dilja”, tha ajo. “Unë nuk e di se si e quani ju me forcë. Unë mezi arrita ta largoja”.

Trump i mohon me forcë akuzat, dhe avokatët e tij thonë se ai kurrë nuk e ka ngacmuar, abuzuar ose është sjellë në mënyrë të papërshtatshme ndaj ish-modeles.

Nëna e saj dhe një shoqe thanë se ish-modelja i thirri ato menjëherë pas sulmit. Miq të tjerë dhe një terapist, tek i cili zonja Dorris shkonte në vitet e mëvonshme, gjithashtu thanë se detajet e raportuara nga gazeta përputheshin me ato që ajo u kishte përshkruar atyre në atë kohë.

Ajo gjithashtu u tregoi gazetarëve biletën e saj për US Open, si dhe gjashtë foto me presidentin për disa ditë në New York.

Ish-modelja tha se ajo shkoi në New York me të dashurin e saj në atë kohë, Jason Binn, i cili ishte një mik i Trump. Në vitin 1997, Binn e përshkroi manjatin e pasurive të patundshme si “shokun e tij më të mirë”.

Dorris pretendoi se Trump e sulmoi atë pasi ajo shkoi në tualet. Ajo i tha presidentit “jo, të lutem ndalo” por “atij nuk i interesonte”.

Ajo tha se nuk ishte e sigurt nëse i tha të dashurit të saj të atëhershëm detajet e plota të incidentit, por kujtoi se i kërkoi atij që t’i tregonte biznesmenit ta linte të qetë: “Nuk mund të merrem me këtë. Duhet të bësh diçka ”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy