Nano kish ftuar në Zululand Skënder Sherifin, poetin shqiptar me shtetësi belge që sapo ka publikuar në shqip librin “Silenzio” me poezi të shkruara në rininë e vet. Sherifi foli për marrëdhëniet e tij me Shqipërinë e Belgjikën. “Unë e kam një shtresë shqiptari në nënvetëdijën time, edhe pse me formim jam kozmopolit: por Shqipëria është e çuditshme, unë nuk e kuptoj, nuk arrij ta lidh dot si një të tërë, është një botë fragmente-fragmente”, tha ai. Dhe vijoi të thotë se “Belgjika është një botë ndryshe, ku nuk ka kuptim të jesh patriot, ku bashkëekzistojnë disa kultura, dhe unë jma produkt edhe i këtij konteksti”.
Më pas biseda u fokusua te revolucioni francez i vitit 1968, por edhe te bota e sotme që, sipas Nanos, është bërë më e frikshme se në çdo kohë tjetër të gjeneratës sonë”. Sherifi tha se shumë ngjarje që po ndodhin, si largimi i Britanisë së Madhe nga Europa, zgjedhja e Trumpit në SHBA, integrimi i vështirë i myslimanëve në Europë, roli i Rusisë, etj, mund të sjellin për pasojë shpërbërjen e BE-së dhe ky do ishte një lajm i keq.
Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun



