Ndikimi i krizës në turizëm/ Topuzi: Rezervimet janë bërë më herët, sektori tanimë do punojë nën kosto ose me humbje (VIDEO) 

Ndikimi i krizës në turizëm/ Topuzi: Rezervimet janë bërë më herët, sektori tanimë do punojë nën kosto ose me humbje (VIDEO) 

Ndikimi i rritjes së çmimeve të karburantit e të konsumit të përditshëm, ka ndikuar edhe në sektorin e turizmit.

Ne prag të nisjes së sezonit turistik, kryetari i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Zak Topuzi, thotë për edicionin e sotëm në “MCN live”, se tashmë sektori ndodhet në vështirësi, si pasojë e rezervimeve të mëhershme nga turistët, ndërkohë që sektori do të punojë nën kosto dhe me humbje.

Viti 2021 i dha mundësi të marrë frymë turizmit, situata është e ndërlikuar, pasi turizmi është industri që planifikohet që më herët.

Ne kemi diskutuar me grupin e interesit dhe problemet nuk janë të vogla, kemi rritje të çmimeve të produkteve të lëndëve të para, energjisë dhe gazit të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në këtë sektor. Të gjitha këto bëjnë që paketat turistike të jenë të diskutueshme, të cilat janë mbyllur me çmimet e vjetshme, kurse kostot janë minimale. Është e pamundur që çmimet të diskutohen tanimë, thjesht do të kalojnë në dëme të bizneseve, ose do të punohet nën kosto, ose me fitim zero, në mënyrë që kontratat të funksionojë.

Topuzi thotë që përderisa sektori i turizmit gjatë vitit 2021 i solli fitime shtetit deri në 800 milion €, shteti këto duhet ti përkthejë në ndihmë sektorit për këtë vit.

Ai shprehet i zëshëm në kërkesën e tij në emër të sektorit të turizmit, që të ulet TVSH për këtë industri.

2021 ishte treguesi që qeverisë shqiptare i mbeten 800 milionë € dhe bëri që të futet në punë gjithë vendi, pra i gjithë turizmi malor, agroturizmi, pra qeveria ka dal me fitim, andaj duhet ta përkthej për ndihme në sektorin e turizmit për këtë situatë që po kalojmë.

Ne nuk kërkojmë shpikje, thjeshtë kërkojmë nga qeveria atë që ka bërë rajoni, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, të cilat kanë ulur TVSH dhe kanë ndihmuar industrinë e turizmit, e vetmja rrugë e thjeshtë për një periudhë të caktuar, përderisa kjo krizë të kaloj. Ulja e tvsh-së do të formalizonte tregun dhe do të sillte shumë të ardhura sektorit të turizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy