Sipas një grupi monitorues, të gjithë personat janë evakuar nga zonat e bombarduara të Aleppos. Gjithashtu edhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq është ofruar për të ndihmuar evakuimet. Humbja e qytetit të Alepos përbën një disfatë shokuese për rebelët, duke qenë se ajo ishte konsideruar gjithmonë si zemra e rezistencës kundër qeverisë Assad.



