PS i merr të pesta bashkitë, fiton Vlorën, Tepelenën, Beratin, Cërrikun dhe Matin (VIDEO)

PS i merr të pesta bashkitë, fiton Vlorën, Tepelenën, Beratin, Cërrikun dhe Matin (VIDEO)

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të pesta bashkitë ku u kbajtën zgjedhjet të dielën, ku kandidatët e Partisë Socialiste kanë siguruar fitoren.

 

Vlora ishte bashkia e parë që e nxori rezultatin, bashki në të cilën pati pjesëmarrjen më të ulët me 12.5% të zgjedhësve. Drejtuesja e re e Bashkisë së Vlorës do të jetë ish-deputetja Brunilda Mersini, e cila nën logon e PS arriti të marrë një fitore të thellë me 78% ose 15 672 vota. 

 

“Gara” e vetme në Vlorë ishte se cili prej dy kandidatëve të pavarur opozitarë do të ruante vendin e dytë. Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD dhe aleatët Dionis Sotam mori 2333 vota ose 11.68%, ndërsa këshilltari i PD Gjergji Nika i cili u rebelua ndaj partisë mori 1975 vota ose 9.88%, një diferencë e ngushtë me vetëm 358 vota. 

 

Në këtë bashki, PD ka një tkurrje 13.52% krahasuar me rezultatet e 11 majit, kur mori 25.2% të votave në këtë bashki, ndërsa PS rritet me 19%.

 

Edhe në bashkinë Mat ka fituar kandidati socialist Altin Bojni me 7425 vota, përballë rivalit demokrat Eduard Brahilika me 3318 vota dhe kandidates së pavarur Suzana Pasha me 549 vota.

 

Në Tepelenë fitoi kandidati socialist Gramos Sako me 77.85% ose 3261 vota. Kandidati i mbështetur nga Partia Demokratike, Gabriel Guma arriti të marrë 928 vota. 

 

Në Berat kandidati socialist Ervin Ceca ka siguruar 13050 vota ose 83.35% kundrejt 2607 votave ose 16.65% të kandidatit të mbështetur nga Partia Demokratike, Pavlo Shkarpa. 

 

Edhe në Cërrik fitore të ndjeshme ka siguruar kandidati socialist Florenc Doka i cili ka marrë 6201 vota, përballë kandidatit të mbështetur nga PD, Amarildo Hoxha, i cili ka marrë 1888 vota.

 

Ndërkohë 1275 vota ka marrë kandidati Eligert Hima i Shqipëria Bëhet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy