COVID-19/ Situata në kufi e Maqedonisë së Veriut, lëvizja e lirë vetëm me Shqipërinë

COVID-19/ Situata në kufi e Maqedonisë së Veriut, lëvizja e lirë vetëm me Shqipërinë

Ashtu si në korrik edhe për muajin gusht Maqedonia e Veriut ka vendosur të ketë po të njëjtat masa në lidhje me lëvizjen e qytetarëve në kufijtë tokësor, për shkak të panmdemisë së koronavirusit.

Kjo për shkak se komisioni për sëmundjet infektive vlerëson se vendet fqinje janë në një situatë të rënduar epidemiologjike të shkaktuar nga COVID-19. Kështu situata e kufizimive për Kosovën, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë vijon e njëjtë, pasi për të kaluar në kufi duhet të paraqesin testin e koronavirusit të bërë jo më larg se 72 orë.

Ndërkohë nga ky rregull vijojnë të jenë të përjashtuar Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria, por duket qenë se dy vendet e tjera janë pjesë e BE-së, e cila i ka të mbyllura kufijt, lëvizja e lirë është vetëm me Shqipërinë.

“Nuk kemi ndërmend të ndryshojmë sepse situata aktuale në këto vend është e ngjashme me tonën dhe nëse hapen plotësisht kufijtë do të kemi një numër më të madh të të infektuarve. E ndjekim situatën aktuale në të gjitha shtetet dhe shohim se ka numër të madh të të sëmurëve edhe në këto vende,"-tha Zharko Karaxhovski, Kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy