Vuçiç: Nuk ka ndryshim të kufijve me Kosovën

Vuçiç: Nuk ka ndryshim të kufijve me Kosovën

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, gjatë një fjalimi të mbajtur në Mitrovicën Veriore, të dielën ka deklaruar se nuk do e njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe as do të nxisë luftë apo konflikt mes dy vendeve. Vuçiç ka hedhur poshtë zërat për ndryshim të mundshëm kufijsh, duke e cilësuar gënjeshtër një propozim të tillë.

 “Ua them se ata që deklarojnë se unë duhet të pranoj pavarësinë e Kosovës deri në fund të vitit, ju garantoj se kjo është gënjeshtër. Ajo për të cilën po angazhohem është një zgjidhje kompromisi dhe zgjidhje paqësore”, ka deklaruar Vuçiç duke ripërsëritur edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim kufijsh.

Sakaq Presidenti Vucic i ka mëshuar faktit se nuk mund të ndodhë së afërmi një marrëveshje Kosovë-Serbi, ndërsa shtoi se do të investojë për popullin e tij në Kosovë.

“Zgjidhja nuk është afër, por besoj se mund të ndodhë në 10-20 vitet e ardhshme. Ne do të investojmë miliona euro në spitale, shkolla, do ta ndihmojmë popullin tonë në Kosovë. Do të shkojmë në çdo fshat, dhe do të zhvillojmë bizneset e tyre”, ka thënë, Aleksandër Vuçiç.

Këto deklarata kanë ardhur menjëherë pas anulimit të vizitës së tij në Drenicë, nga  kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, pas revoltimit të banorëve të fshatit Banjë në Skënderaj, të cilët kanë protestuar kundër vizitës së Vuçiç. Anulimin e vizitës së presidentit serb, Haradinaj e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku sipas tij siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Pavarësisht se Presidenti serb, Aleksandër Vuçic deklaroi se nuk i interesojnë protestat e banorëve të Drenicës, dhe as vendimi i kryeministrit, ai këmbënguli deri në fund për realizimin e vizitës.

Në tentativë për të udhëtuar drejt Drenicës, Vuçiç është ndaluar nga Policia e Kosovës, dhe  për këtë arsye ai iu është drejtuar banorëve të fshatit me lidhje telefonike, duke shprehur keqardhjen që nuk mundi t’i vizitojë ata.

“Ju lus që të qëndroni të qetë, shteti juaj (Serbia) do t’u qëndrojë prapa. Do të mundohem që jeta e juaj, e ardhmja e juaj të jetë e ndritshme. Nuk kam mundur të vij për shkak se nuk kam dashur t’ua rrezikoj jetën”, është shprehur  Vuçiç nëpërmjet telefonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy