Kosovari i dënuar për vrasje arratiset nga burgjet zviceriane

Kosovari i dënuar për vrasje arratiset nga burgjet zviceriane

Një shtetas nga Kosova u arratis nga burgu i Friburgut në Zvicer, duke përdorur metodën klasike, atë të përdorimit të çarçafëve. Bashkim L., 35 vjeç, u arratis në orët e para të 2 shtatorit. Ai arriti të zbriste nga muri i burgut të jashtëm, por para se të arrinte aty ai doli më parë nga qelia në orën 2 të natës, duke depërtuar edhe përmes një xhami të blinduar. Ndërkohë kërkimet vazhdojnë në Zvicër dhe jashtë saj, pasi është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai është 1.77 centimetra i gjatë, me sy kaf, flokë të shkurtër të zinj dhe mjekër të gjatë të zezë. Në kohën e largomit mbante pantallona të zeza dhe një pulovër të zezë. Ai flet gjermanisht, shqip dhe frëngjisht. Në 11 maj të vitit 2013, ai kishte kryer një vrasje, për shkak të linjave të trafikut të drogës dhe në janar të vitit 2016 ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy